DW/ “Rishikoni ligjin për investitorët strategjikë”- Ambasadori Silvio Gonzato: Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pengesat që duhet të kapërcejë Shqipëria para se të hyjë në BE

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore si korrupsioni apo krimi i organizuar, para se të hyjë në BE.

Silvio Gonzato]

Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, veçanërisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një takim në Tiranë me gazetarë europianë që mbulojnë çështjet e BE-së,  ambasadori Silvio Gonzato, i kushtoi vëmendje të veçantë reformës në drejtësi. Një ndër temat ku ai vuri theksin, ishte dhe çështja e të drejtës së pronës në vend.

“Kuadri ligjor i investimeve në Shqipëri duhet të përafrohet me standardet e BE -së, duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë, gjithashtu edhe për investitorët e huaj. I ashtuquajturi “ligj i investimeve strategjike” i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. I gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të vendit” – tha Gonzato.

Ligji i investimeve strategjike është një ndër ligjet më të debatueshme në Shqipëri. Ndër rastet e hetuara është ai i investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshortit të deputetes dhe njëkohësisht ish-ministres së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Gaçi, gjithashtu ish-deputet socialist, u shpall investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një kompleksi turistik në Himarë, në vlerën rreth 5.5 milionë euro.

Reformat, të domosdoshme

Artikulli paraprakVdiq në mënyrë të mistershme në spitalin në Paris, raportet sekrete të drejtorit të klinikës speciale: Hysni Kapo kaloi një infarkt të miokardit dhe sëmundja u zhvillua, por në gusht, kur u lejua të shkonte në Vlorë…
Artikulli tjetërSolidariteti i çiltër i Bashës për Ervinin dhe shpura e atyre që Salianjin e groposën natën dhe tani e “qajnë” ditën!