Oerd BYLYKBASHI
Ne 2004, ne nje nga protestat “Nano Ik”, policia provokoi protestuesit duke qelluar ne ajer me arme. Protestuesit e irrituar me pas sulmuan porten e Kryeministrise.
Pati nga keto deklaratat standarte qe denuan protestuesit. Por nje deklarate beri diference. Ambasadori finlandez i OSBE ne Tirane Osmo Liponnen denoi provokimet e policise ndaj protestueve.
Me heret, ne 2002, ambasadori gjerman i OSBE ne Tirane, Geert Ahrens punoi qe reforma zgjedhore te behej konsensuale me opoziten dhe punoi per marreveshjen e madhe politike te 5 prill 2002 Nano-Berisha qe coi ne presidentin konsensual dhe reformen zgjedhore konsensuale. Ai e kuptoi qe edhe pse PS kishte votat per te miratuar e vetme Kodin Zgjedhor, ato vota i kishte te vjedhura ne zgjedhjet e 2001 dhe nuk mund ta miratonte Kodin me mazhorance te vjedhur.
15 vite pas deklarates se Lipponen dhe 17 vite pas perpjekjeve per konsensus te Ahrens, protestuesit dhunohen dhe helmohen barbarisht nga policia pse kerkojne zgjedhje te lira e te ndershme. Keta dy ambasadore do mbahen mend per gjurmen qe lane duke kryer misionin qe u ishte besuar.