Dy emrat e mundshëm që do të zëvendësojnë Pirlon tek Juventus

Ish-mesfushori i shquar, Andrea Pirlo mund të shkarkohet nga detyra, pavarësisht nga pozicioni përfundimtar i Juventusit në tabelën e Serie A. Për “Zonjën e Vjetër” fitimi i një vendi në Champions League, nuk është kushti i vetëm për qëndrimin e Prilos në krye të Juventusit.

Sipas “Tuttosport”, Zinedine Zidane dhe Gennaro Gattuso kanë dalë si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Pirlon në fund të sezonit. Zidane është një shënjestër prej kohësh e Andrea Agnelli, i cili dëshironte ta merrte atë edhe në 2019, para se trajneri francez të pranonte të kthehej te Real Madrid.

Sidoqoftë, paga e Zidane prej 12 milionë euro në vit është një pengesë për kthimin e tij të mundshëm në Torino, pasi “Zonja e Vjetër” është e gatshme të shkurtojë kostot për shkak të pandemisë COVID.

Gattuso, i cili pritet të largohet nga Napoli në fund të sezonit, mund të jetë një trajner më i përballueshëm financiarisht. Agjenti i tij Jorge Mendes është në marrëdhënie të mira me drejtuesit e Juventusit, një detaj që mund të lehtësojë një marrëveshje të mundshme.

Exit mobile version