Nga Rigels Seliman
Plasi në Kuçovë (PS)!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke komentuar arrestimin e disa drejtorëve të bashkisë së tij për akuza të ndryshme, foli për “gjueti shtrigash” dhe “turra drush për të djegur përsëgjalli kryetarë bashkish, kryeministër, president”.
Ndërsa komentet e z. Veliaj iu drejtuan edhe organit të akuzës, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), kryeministri Edi Rama theksoi se opinione të tilla nuk përputhen me prioritetin që ka shpallur qeveria e tij në lidhje me reformën për një drejtësi të pavarur, pavarësisht rangut politik.
Sa i takon skandalit me dosjen “5D”, Rama mori në mbrojtje Veliajn dhe i mësoi “proverbën” e “dardhave pas shpine”, duke ia bërë të qartë se kush ha fruta e perime pas shpinës së udhëheqësit me apo pa dijeni, duhet lëshuar në “gojën” e SPAK.
Por sipas lojës, hidhe dhe prit, Ramsi dhe Lali Fiku po kërcënojnë njëri-tjetri, njëjtë si “baronët” e krimit dhe drogës, duke paralajmëruar larje hespashe. Në një një kohë që dihet botërisht tashmë që Erion Veliaj ka llogari të hapura me drejtësinë, goditja finale do të jetë tek Rama, i cili do gallbërohet nga SPAK.
Pra, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta dhe kushdo qoftë herët apo vonë do të futet në kudhrën e Prokurorisë së Posaçme, krijesë të cilën e votuan vetë!