Sonte në Tempora, në ora 21.00 në RTV Ora, si rrallë herë më parë do të jenë të ftuar dy ish kryeministrat shqiptarë. Sali Berisha, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe Ramush Haradinaj, ish-Kryeministër i Kosovës.
Përtej simbolikave, titujve e propagandës, cila është situata e shqiptarisë sot në raport me veten, Europën, SHBA-në?
Çfarë kulisash rrezikojnë integrimin?
Çfarë rrethanash mbajnë peng liderët shqiptarë për të synuar një përfaqësim të përbashkuar në tryezat ndërkombëtare ku vendoset e ardhmja e Shqipërisë dhe Kosovës?
Sa mund të na kushtojë raporti i vështirë mes liderve shqiptarë në dy anët e kufirit?
Këto janë disa prej pikëpyetjeve që do të marrin përgjigje gjatë emisionit.