Dy kushte të vështira dhe të pamundura për Ramën vijnë nga Gjermania për Negociatat me BE. Kur jemi pak muaj nga marrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, Gjermania thotë se procesi varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare.” Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pasi publikimit të raport progresit të Komisionit Europian.
Sipas Berlinit zyrtar, hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”.
Në fakt këto janë dy kushte që Rama e ka të pamundur ti kalojë. E para sepse ka rënë funksionimi i institucioneve demokratike dhe e dyta sepse Parlamenti nuk ka më një funksionim normal pasi opozita i ka djegur mandatet dhe Parlamenti aktualisht nga vetëm 102 deputetë bahskë me kukullat nga rradhët e opozitës së emëruar.
Më herët kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor dhe paralajmëroi se Bashkimi Europian do të tregonte “verbëri monumentale nga këndvështrimi strategjik,” nëse i hapte negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se, ditën e mërkurë, parlamenti holandez vendosi me shumicë votash rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në vend dhe shtimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend.
Ndërkohë më 29 prill, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen me liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë.
Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha se ata dëshirojnë të flasin me “bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për dialogun Serbi-Kosovë”.
Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë nga konferenca, por shtoi se takimi “është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që ka Gjermania për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor”.
Holanda voton për përjashtimin e regjimit “Rama” nga negociatat me BE
Holanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë, si dhe do të kërkojë rikthimin e vizave. Vendimi është bërë i ditur nga shumica qeverisëse në Holandë, gjatë një diskutimi në Parlament lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë.
Në seancën e djeshëm të Kuvendit, partia e mazhorancës thirri në interpelancë Ministrin e Jashtëm, Stef Blok dhe Ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, Ferdinand Grapperhaus në lidhje me krimin e organizuar shqiptar dhe penetrimin e tij ne Holande.
Dy ministrat siguruan parlamentin Holandez se Holanda është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare.
Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë. rezoluta do të votohet në Parlamentin holandez më datë16 Prill.
Në përfundim të debatit Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë theksuan se rivendosja e regjimit të vizave me Shqipërinë është një vendimmarrje e gjerë europiane dhe nuk është përgjigja e duhur për situatën në të cilën kalon Shqipëria.