Dy lajme të mira nga Kosova për të gjithë shqiptarët!

Të dashur miq, në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u zhbllokua me negociata marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe shteti i Barbados deklaron njohjen e Republikës së Kosovës. Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ka një impakt të madh në marrëdhëniet miqësore me këtë vend fqinj dhe heq çdo pengesë për heqjen e vizave të BE për qytetarët e Kosovës. Njohja e Kosovës së Pavarur nga Barbados është një hap tjetër i rëndësishëm në konsolidimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugën e anëtarësimit të saj në OKB! Urime Kosovës!!! sb

Artikulli paraprakÇështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë duhet të zgjidhet në Gjykatën e të Drejtës Ndërkombëtare
Artikulli tjetërBasha përshëndet marrëveshjen Kosovë-Mal i Zi