Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës dhe në Shkozet.
Ai ka ngritur zërin për faktin se qeveria nuk ka vullnet të heqë 150 milionët dollarët e ndarë për oligarkët dhe t’ua kalojë ato njerëzve mbetur pa strehë.
Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, sipas Bashës, situata vazhdon të jetë katastrofike.
“Dy muaj më pas, situata në Durrës është katastrofike. Premtime të pambajtura dhe propagandë përballë qytetarëve që nuk kanë asnjë zgjidhje për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Është në turpin e kësaj qeverie që të tallet dhe luajë me fatkqesinë e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti”, shkruan Basha në postimin e tij.