Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratve skabndaloze të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa. Ministri Xhafa deklaroi dje se, “policia ka të drejtë që të bëjë edhe arrestime edhe gjatë orëve të vona të natës”. Xhafaj ju referua pyetjes konkrete, për çështjen e prangosjes së protestuesve kuksianë pas protestës në Kalimash, arrestime të cilat opozita i quan të jashtëligjshme.
Ndërkoh, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpjeguar në faqen e tij në Facebook nga ana ligjore, se përse këto arrestime kanë qenë krejtësisht të jashtëligjshme. Ai ju referohet dy neneve të ligjit për Policinë e Shtetit, të cilët përcaktojnë qartë se kur mund të veprojë policia natën dhe të kryejë ndalime.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit
Lexoni këto 2 nene, ju lutem!
Neni 109 është i ligjit për Policinë e Shtetit. Ky nen tregon se kur e si shoqërohet një person në polici. Neni tregon se shoqërimi nuk bëhet për qejf të policisë!!! Vetëm kur personi është në hetim; në ndjekje nga Prokuroria; ka sëmundje ngjitëse; është duke i ikur policisë….
Pra shoqërimi është masë ekstreme ndaj një reagimi ekstrem! Jo për teka, e as hakmarrje shtetërore!
Neni 206, është i Kodit të Proçedurës Penale. Ky nen nuk lejon Policinë ti hyjë askujt në banesë, as me vendim gjykate nga ora 20:00 deri në 7:00.
Ky është ligji!
Kuksianët u rrëmbyen në 3:00 të natës nga shtëpitë e tyre, pa vendim gjyqi, pa arësye të ngutshme dhe jo në flagrancë!
Kjo është Rilindja e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës!
Asnjë surprizë, apo jo?!