Dy pacientë në gjendje të rëndë nga Covid-19 nxirren nga Infektivi…

Dy pacientë të cilët kanë shfaqur komplikacione me shëndetin, të prekur me Covid 19, janë transferuar nga spitali Infektiv, drejt Senatoriumit.

Burime bëjnë me dije se dy pacientët kishin shfaqur pneumoni bilaterale dhe se po transferohen te ‘Shefqet Ndroqi’ pikërisht për këtë arsye, pasi ky spital është i specializuar për kurimin e mushkërive.

Ndërkohë që më herët në këtë spital ka qenë dhe një 18-vjeçare e prekur nga Covid 19, e cila i ishte nënshtruar dhe një operacioni në apandesit.

Derimë tani fluskin më të madh të pacientëve është duke e përballuar spitali Infektiv, ndërkohë që Sanatoriumi do të jetë Covid numër 2, në rast të mbushjes së kapaciteteve në spitalin Infektiv.

Derimë tani në vendin tonë kanë humbur jetën 16 persona, ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në 277.

Artikulli paraprak60 emigrantë të bllokuar në tokë neutrale! Policia greke i la të lirë, qeveria jonë u mbyll kufirin me hekura
Artikulli tjetërPresidentja e KE i kërkon ndjesë Italisë: 100 miliardë euro për vendet më të prekura nga covid-19