Dy padi në Gjykatën e Tiranës ndaj Mero Bazes

Pedagogia Iliriana Kuçana ka paditur sot në gjykatë gazetarin Mero Bazë, i cili në median që drejton publikoi lajmin se pedagogia u shpërndante para studentëve protestues.
Lidhur me këtë artikull pedagogia Kuçani ka depozituar ditën e sotme dy padi në Gjykatën e Tiranës, ku kërkon kryerjen e të gjitha procedurave ndaj gazetarit si dhe dëmshpërblim për cënimin e nderit dhe dinjitetit të personit.
Pedagogia ka kërkuar dëmshpërblim në vlerë 5 milionë lekë për dëmin që i është bërë, ndërsa duke u bazuar tek një artikull i medieve tha se dëmshpërblimi i kërkuar është sa paguhet për 1 vit për shkollimin e djalit të gazetarit Baze, që sipas saj paguhet me parat e taksapaguesve shqiptar.
“Pas kallëzimit në Prokurori sot kam bërë padi në Gjykatën e Shkallës së parë Tiranë, për dëmshpërblim moral për Mero Bazen. Kam kërkuar dëmshpërblim aq sa paguhet bursa e djalit të Mero Bazes nga taksat tona. Parat e fituara nga gjyqi do t’i kaloj për konviktet”, tha ndër të tjera Kuçana.

kucana 2

Exit mobile version