Dy prokurorë fitojnë betejën me Arta Markun

Dy prokurorë Besim Hajdarmataj dhe Olsion Cela e kanë fituar betejën me kryeprokuroren Arta Marku.
Kjo pasi Gjykata Administrative e ka konsideruar si të paligjshëm urdhërin e Arta Markut për transferimin e prokurorit Besim Hajdarmataj në Pogradec dhe Olsion Celës në Berat.
Urdhëri për transferim u dha në shtator të këtij viti, pasi Hajdarmataj firmosi për sekuestrimin e pasurisë për grupin e Habilajve,
Hajdarmataj ka qenë edhe drejtues i Prokurorisë se Krimeve të Rënda, i cili kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, por u shkarkua nga Marku, duke e tranferuar në Pogradec.
Ky vendim i Gjykatës Administrative i hapin rrugë rikthimit të dy prokuroreve te Krimet e Rënda.

Besim Hajdarmataj

Artikulli paraprakShpërthen një makinë pranë karburantit, 4 persona të plagosur
Artikulli tjetërChiellini i thur elozhe Ronaldos: Ja tri ndeshjet, kur na ka shpëtuar nderin!