Dy raste të reja me Covid-19 në Berat, mes tyre dhe punonjësja e Bashkisë

Dy raste të reja me Covid-19 në qytetin e Beratit. Burimet bëjnë me dije se, dy rastet e reja janë familjarë, të të infektuarve që janë zbuluar gjatë kësaj fillimjave.

Njëri është djali i 44-vjeçares që rezultoi e infektuar më parë, si dhe një tjetër rast po nga familjet qe kanë virusin ku mendohet të jetë femër, e cila punon në institucionin e bashkisë. Janë bërë 33 teste, janë testuar 21 punonjës të bashkisë dhe 12 familjare të dy rasteve të djeshëm.

Kujtojmë se në Berat numri i rasteve të reja tashmë shkon në 5, duke e vënë në rrezik qytetin që ishte shpallur dhe zonë e gjelbër.

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetërPër çfarë mblidhet Parlamenti sot? Tabaku: Shqiptarët në krizë mbijetese, Rama ligje në shërbim të miqve oligarkë