Nga Alban Daci
Jashtë Parlamentit protestonin minatorët e me siguri me të drejtë. Të zgjedhur në Parlament me votën e tyre ose që e ushtrojnë mandatin edhe në emrin e tyre protestonin për veten dhe jo per ata që i kanë votuar për t’i përfaqësuar në Parlament dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore.
E para është tamam mosbindje civile, sepse janë kundër normave ligjore të Qeverisë që sipas tyre u cenon të drejtat.
E dyta është protestë politike për pushtet.
Në një ditë dy modele të njëjtit realitet shqiptar, e para e minatorëve tamam mosbindje civile dhe e dyta protestë politike.
Keto janë dy realitet të njejtës medalje, politika për vete edhe pse duhet të jetë për qytetarët dhe këta të fundit për vete, por të tradhtuar nga ata që edhe i ka votuar. Minatorët nuk mund të jenë në Parlament të kundërshtojnë në mënyrë institucionale normat juridike të Qeverisë ose të mbrojnë të drejtat e tyre përmes propozimeve të reja ligjore, por as nuk mund të bëjnë as referendum , sepse u është mohuar edhe kjo e drejte e po ashtu nuk kanë as përfaqësues në Parlament që normalisht duhet t’i kishin për të qenë të përfaqësuar dhe të mbrojtur. Nëse këtë mund t’a quani demokraci përfaqësuese siç duhet të jetë atëherë çdo gjë duket Ok!
Pastaj ankohen se nuk fitojnë? Po këta minatorët nuk janë votues? Këta minatorë a janë pak? Po familjarë, miq e te afërmën kanë? Po votën e tyre me çfarë arsyetimi do ua kërkojnë pas pak muajsh që janë zgjedhjet? Po të qytetarëve të tjerë si do ua marrin votën? Apo këta janë të gjitha dilema pa zgjidhje?!