Dy serbë vranë politikanin serb, Ivanoviç në Kosovë, pse Vuçiç po i mbron?

Dy personat të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, janë dy studentë serbë nga Mitrovica e Veriut

Emrat e dy këtyre dy studentëve serbë që po dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit, janë Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic.

Bëhet fjalë për studentët, Ivan Dimitrijevic, i lindur në Prokuplje me banim në Kursumlji, student në Mitrovicën e Veriut, studime master.

Kurse Milos Radosavljevic nga Prokuplja, po ashtu me banim në Kursumlji, është student në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, me banim të përkohshëm në qendrën studentore në Veri.

Agjencia Inteligjence e Serbisë (BIA) i ka marrë në pyetje Dimitrijevicin dhe Radosavljevic pasi kishte ndodhur vrasja e Ivanovicit, pasi këta ishin dorëzuar vetë tek autoritetet serbe për të sqaruar rastin.

Të gjitha këto i ka konfirmuar edhe president i Serbisë, Aleksandar Vucic, por ai të dy këta po i bën të pafajshëm dhe se prindërit e tyre janë shqetësuar për publikimin e fotove të tyre, madje ai ka ironizuar me këtë.

“Që ata në Prishtinë të mos mundohen të kërkojnë terroristë e vrasës, nuk bëhet fjalë për vrasës por studentët, Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic nga Prokuplje me banim në Kursumlji. Kjo tregon se me joseriozitet i qasen gjithë kësaj”, u tha gazetarëve Vucic në Beograd mbrëmë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës dje publikoi foton e dy personave si të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb të vrarë në Mitrovicë, Oliver Ivanonvic, ku kërkohej ndihmë për identifikimin e tyre. /Metro

Exit mobile version