Dy shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi, konsiderohen të rrezikshëm! Nga vrasje e grabitje, ja krimet për të cilat janë dënuar

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në Kassavetia të Greqisë mbrëmjen e së enjtes.

 

Dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, janë dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie.

Megjithatë, që nga viti 2019 qëndronin në një zonë të pa rrethuar të burgut, për shkak të sjelljes së mirë.

Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi. Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

Arratisja e tyre u zbulua në orën 21:00 të së enjtes dhe menjëherë policia greke u mobiizua për kapjen e tyre pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të precedentëve të rëndë kriminalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e shqiptarëve.

Artikulli paraprakArmiku i mikut tim, armiku im ose kush nuk është me mua është kundër meje!
Artikulli tjetërSkandal në agjencinë funerale?! Qytetari denoncon djalin e pronarit: Na kërcënoi, na tha merrni kufomën dhe largohuni. Përgjigjet biznesmeni, ja çfarë pretendon