Dy shqiptarë kapen me gjysëm kg heroinë në Itali

Gjatë kontrolleve të zakonshme të kryera në rrugët jashtë zonës urbane të Foggia-s, karabinierët u “takuan” me një makinë të dyshuar me dy persona brenda saj. Pas arrestimit, ata ishin Armand Hasa lindur në vitin 1988 dhe Abas Vrapi, lindur në vitin 1988, personat pa leje të rregullt qëndrimi në territorin italian.
Të dy ishin pikasur duke fshehur diçka brenda bimësisë në zonë, ku pas kontrolleve u zbulua 500 gram heroinë. Kërkimet pasuese personale dhe në shtëpi kanë bërë të mundur edhe gjetjen e 25 gramëve marijuanë. Të dy burrat u arrestuan.
Policia italiane ka vënë në pranga 20 persona mes të cilëve tre janë shtetas shqiptarë që janë kapur me doza kokaine, heroinë dhe metanfetaminë. Lënda narkotike ishte e fshehur në kutinë e postës, por edhe në disa mobilje në dhomën e gjumit.
Operacioni antidrogë u zhvillua nga Karabinierët e Komandës së Romës në zona të ndryshme të kryeqytetit italian, si Termini, San Lorenzo, Pigneto e Torpignatara. Kontrollet çuan në arrestimin e 20 personave dhe sekuestrimin e rreth gjysëm kilogrami drogë si kokainë, heroinë, marijuanë dhe metanfetaminë si dhe 8900 euro.
Katër prej të arrestuarve janë italianë, tre rumunë dhe një nga Frosinone; 16 janë të huaj: tre shqiptarë, dy nga Bangladeshi, një nga Pakistani dhe dhjetë nga Afrika.
Të arrestuarit janë të moshës nga 19 deri 50 vjeç, shumë prej tyre të njohur për Policinë, të akuzuar për posedim dhe trafik droge. Në rrugën Via Antonino Lo Surdo, zona Marconi, në shtëpinë ku u arrestuan tre shqiptarët, karabinierët kanë gjetur 20 gramë kokainë dhe 110 gr marijuana.

Artikulli paraprakfaqja e pare
Artikulli tjetër1.3 ton kokainë nga Kolumbia, 3 shqiptarë arrestohen në Francë