Dy të dënuar me burg për drogë emërohen nga Rama në krye të OSHEE dhe në krye të Policisë Bashkiake

Një qytetar nga Vau i Dejës i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha duke denoncuar emrat më të rinj që ka ngjitur në poste Partia Socialiste. Dy persona, të dy të dënuar me burg për drogë, janë emëruar njëri në krye të OSHEE për veriun dhe tjetri, në krye të Policisë Bashkiake të Vaut të Dejës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka publikuar këta emra të njohur për drejtësinë, duke nënvizuar konkluzionin se, meritë për t’u ngritur në detyrë në poste të larta është trafiku i drogës.

Postim i ish-Kryeministrit Berisha

Trafiku i drogës meritë për t’u ngritur në detyrë në poste të larta!

Tom Ndue Zhurri, i dënuar në vitin 2012 me 7 vite dhe 7 muaj burg, emërohet drejtor i OSHEE dhe Gjergj Dodani, i dënuar në vitin 2016 për trafik droge dhe i përjashtuar nga Policia, emërohet shef i komisariatit të Vaut të Dejës. Detyra: të mbrojnë arat me kanabis “medicinal” të Edvin Drogës dhe Gjeneral Hashashit.”

Përshëndetje Doktor. Denoncim nga Vau i Dejës.

Tom Ndue Zhurri, i cili është drejtor i OSHEE për Veriun, i dënuar në vitin 2012 për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” me 7 vite e 6 muaj burg, sot është rikthyer në menaxhimin e parcelave të drogës në Vaun e Dejës, më specifikisht në Karmë, Vig-Mnel, Koman, Toplan, Sermë dhe Shllak.

Tom Zhurri, në bashkëpunim me shefin e komisariatit të Vaut të Dejës dhe Shefin e Krimeve, këto ditë kanë marrë në menaxhim parcelat e drogës në bashkinë Vau i Dejës, sepse parcelat janë në pronësi të bashkisë dhe në krye të Policisë Bashkiake është emëruar së fundmi një tjetër i dënuar në shtator të vitit 2016 për trafik droge dhe i përjashtuar nga Policia e Shtetit, krimineli Gjergj Dodani.

Trafikanti i drogës Gjergj Dodani ka vënë tani së fundmi në dispozicion të këtij rrjeti kriminal të gjitha makinat e Policisë Bashkiake, të cilat së bashku me makinat e Komisariatit, janë vënë në ruajtje të parcelave të drogës.

Exit mobile version