Dy të moshuar në një shtëpi të shkatërruar, 9 muaj pa drita

Çifti i të moshuarve Arife dhe Lavdim Bregasi 61 dhe 63 vjeç nga Mallakastra jetojnë në një shtëpi gjysmake gati në të shembur dhe pa energji elektrike prej më shumë se 9 muajsh. Netëve, të moshuarit i mbulon terri pasi energjia u është ndërprerë për një debit ë pashlyer nga pronari i objektit që është edhe krushku i tyre i cili u ka ofruar shtëpinë si të vetmen strehë për të futur kokën.
Drama e familjes Bregasi nga Mallakastra nuk mbaron me kaq. I zoti i shtëpisë, i sëmurë kronikë me zemër detyrohet që për një thes miell të punojë me bel tokën e fshatarëve të zonës dhe kjo kur i ndrit fati pasi punë të tillë nuk ka çdo ditë.
Dilema më e madhe e të moshuarve mbetet sesi të shpenzojnë pagesën mujore 4 mijë lekë në muaj ndihmë nga komuna Paskuqan.
E vetmja derë shteti ku kanë trokitur për ndihmë është komuna, si dhe bashkia Kamëz por përgjigja ka qenë negative, nuk ka fonde. Ndaj dhe luten me shpresë që dikush t’i dëgjojë.

Artikulli paraprakGjobë me mesazh në shishe biznesmenit të karburanteve
Artikulli tjetërSi mashtroi Veliaj me ngrohjen e shkollave e kopshteve në kryeqytet