Dy të plagosur nga një shpërthim në Pogradec

Një shpërthim, shkaku i të cilit paraprakisht dyshohet të ketë qenë një granatë e vjetër, ka shkaktuar dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15 minuta në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Për pasojë kanë marrë dëmtime trupore shtetasit E.G, 22 vjeç (në gjendje të rëndë shëndetësore) dhe shtetasi R.M, 52 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve, të cilët kanë qenë duke kryer punime.
Nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, ndërsa mësohet se shtetasi R.M ka pasur një defekt në sahat në banesën e tij dhe po punonin së bashku me E.G. Bëhet e ditur se, dajë e nip mbetën rëndë të plagosur nga shpërthimi i një granate, teksa po tentonin të nxirrnin tubin e ujit të lokalit për ta shkrirë me ujë të nxehtë. Nga shpërthimi u dëmtuan E.G 22 vjeç dhe shtetasi R.M, 52 vjeç.
Në gjendje më të rëndë mësohet se ndodhet i riu, i cili ka marrë plagë të shumta dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.
Ndërsa 52-vjeçari është plagosur më lehtë dhe po trajtohet në Spitalin e Pogradecit. Vetë dëshmitarët në vendngjarje treguan dinamikën sesi ndodhi incidenti i rëndë, ndërsa thonë se granata është sjellë nga ujërat e lumit.
Ata apelojnë që shteti të marrë masa për të shmangur tragjedi të tjera. “Kjo që ndodhi është tragjedi. Qeveria duhet të marrë masat t’i shikojë këto gjëra, uji ka ngrirë, kjo është nga plehrat që na vijnë nga sipër. Erdhi uji dhe i solli këtu, qeveria duhet të marrë masat t’i kontrollojë të gjitha gjërat çfarë vijnë nga lumenjtë. Këta po shkrinin ujin, dhe mua tek shtëpia më ka ngrirë uji. Do vete unë ta çaj kanalin nesër, erdha nga Italia, si rasti i këtij mund të vdes dhe unë nesër”, shprehet një banor.

Exit mobile version