Nga Enkelejd ALIBEAJ
2 të rinj u ekzekutuan në Malësi të Madhe për shkak të trafikut të drogës!
Makabriteti i kësaj ngjarje dhe shumë të tjerave si ajo, ka qenë dhe është oferta e vetme e Edi Ramës në 7 vite qeverisje të zhytur në krim, trafik dhe vrasje.
Të papunë, të pashpresë, të hedhur në rrugë prej shtetit, rinia shqiptare i serviret pa mëshirë grykësisë së krimit, rrugës së vrasjeve dhe trafikut të drogës. Kjo eshte e vetmja platformë qeverisjeje e një kryeministri që erdhi me krimin e që krimin ua servir shqiptarëve tash e 7 vjet. Viktima e kësaj alternative të Edi Ramës është, në radhë të parë, rinia shqiptare: ose duke u masakruar në këtë vend ose duke u larguar prej këtij vendi!
Kufoma të panumërta, deti ka nxjerrë ne Vlorë; Vrasje me plumb pas koke, kanë ndodhur në parcelat e hashashit; Dhjetra të rinj, numërohen si prè e krimit, të zhdukur pa nam e nishan, pasojë kjo e luftës gjakatare mes bandave të krimit që kjo qeveri inkurajoi e forcoi!
E ndaj kësaj situate, qëndron nënqeshja makabre e Edi Ramës, teksa këtë shërbesë të hidhur krimi dhe vdekje, servirur shqiptarëve, e kalon pa ndjesinë më të vogël të brejtjes së ndërgjegjjes teksa uron “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”!!
25 prilli është dita që Edi Rama dhe qeverisja kriminale e tij të lajë njeherë e mirë borxhin dhe hakun e dhimbjes qe u ka shkaktuar shqiptarëve dhe familjeve të tyre!