Dy turistë francezë humbin në Parkun e Llogarasë

Një çift francez kanë lëshuar sinjalin SOS ditën e sotme pasi kanë humbur në zonën e pyllëzuar në fshatin turistik të Llogarasë.

Menjëherë policia është vënë në kërkim për gjetjem dhe shpëtimin e tyre, teksa kontrollet po bëhen nga toka, me dronë dhe nga deti me gomone.

Ata janë nisur në mëngjes nga Llogaraja për të dalë në Karaburun dhe në gjirin e Gramës.

Aktualisht në terren janë dy grupe punonjësish që po kërkojnë, por se nuk është hera e parë që turistët humbasin në këtë zonë.

Më tepër se 1 muaj më parë sërish një grup turistësh humbën në këtë zonë, por u gjetën më pas nga ana e efektivëve të policisë.

Artikulli paraprakNdahet nga jeta ish-gazetarja e “RD”
Artikulli tjetërAfera e regjimit, KLSH: 45 ton ton yndyrë vegjetale nga Ukraina u shit si gjalpë