Dy variantet: Rama çon vendin në karantinë totale për dy javë ose fundjavat të mbyllura

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që ditën e nesërme të nxjerrë masat e reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Është hedhur ideja për një karantinë dy javore, por që pritet të konfirmohet ditën e nesërme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Një ide tjetër është dhe zgjerimi i orës policore nga 20:00-06:00 në 18:00-06:00, gjithashtu pritet karantinë totale në fundjavë.

Shkak për masat ekstreme që priten të konfirmohen ditën e enjte nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është rritja e rasteve të reja me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u konfirmuan 1021 raste të reja me koronavirus dhe 19 humbje jete.

Exit mobile version