Qindra qytetarë po protestojnë përpara Bashkisë për të kundërshtuar dy vendime që do ti hapin rrugë betonizimit të Parkut Rinia si dhe tjetërsimit të tokës publike të qytetit në favor të oligarkëve të ndërtimit tek Teatri.
Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Tiranës kanë braktisur sot mbledhjen e këshillit bashkiak. Në një deklaratë për mediat, kreu i këshilltarë Kreshnik Çollaku tha se me ndihmën edhe të 6 personave që nuk e kanë më mandatin e këshillitarit, po tentohen të merren dy vendime kriminale.
Ai tha se sot janë paraqitur dy akte, e para ka lidhje me betonzimin e Parkut Rinia dhe e dyta me nisjen e rrugës për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Çollaku: Ne vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar më këshillin bashkiak të Tiranës. Kjo marrëdhënie është e kushtëzuar për shkak të pranisë të 6 njerëzve me mandate të bëra nul nga gjykata e Tiranës. Prania e këtyre 6 individëve hedh në erë legjitimitetin e këtij këshilli bashkiak dhe cdo vendimi që aty merret. Pse u duhet prania e 6 njerëzve pra mandat që aktrojnë si këshilltarë, por nuk janë më këshilltarë? I duhen për të përgatitur akte si këto që janë sjellë sot për të marrë vendim. Janë disa akte difektoze, por dy janë akte kriminale që përgatiten kundër qytetit të Tiranës. E para është projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, mafia e naftës për të grabëlluar mushkërinë e vetme në Tiranë, “Parku Rinia” për ta betonizuar, kioskëzuar dhe për të bërë që çdo fëmijë të Tiranës të paguajë një taksë për të luajtur në atë park. Kjo votë në këtë këshill kërkon 3/5. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi, formalizimi i rrugës për shkatërrimin e TK dhe mbjelljes e kullave disa katëshe.