Dy vite në Tiranë, Silvinjo feston sot ditëlindjen. Ja sa vjeç mbush trajneri i Kombëtares kuqezi

Silvinjo mbërriti në janar të vitit 2023 në Tiranë, teksa Federata Shqiptare e Futbollit kishte gjetur akordin me ish-trajnerin e Korinthiansit dhe Lionit, që më herët ishte edhe asistent i teknikut të Brazilit, Tite.

 

Sot, Silvinjo ka një ditë të veçantë, pasi feston ditëlindjen e 51-të. Braziliani ka kaluar dy vite në drejtimin e Kombëtares shqiptare, duke arritur ta kualifikojë në Europianin e vitit të kaluar.

Aktualisht ai po udhëheq ekipin në fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, teksa ka marrë tri pikë në dy ndeshjet e para, humbje kundër Anglisë dhe fitore me Andorrën. Aktualisht, Silvinjo është duke bërë një tur në Europë, për të takuar lojtarë të caktuar.

Exit mobile version