Paulo Dybala feston fitoren ndaj Benevento ku shënoi një tregolësh shumë të rëndësishëm në aspektin personal, pas kritikave që kishte marrë në ndeshjet e fundit. Sulmuesi argjentinas i Juventus ka arritur kuotën e 21 golave në këtë sezon të Serie A, një rekord personal.
“Këto gola ia kushtoj mamasë time që sot ka datëlindjen. Fituam një ndeshje të komplikuar dhe u treguam të aftë në marrjen e tre pikëve. Duhet t’i japim meritë Benevento, që nuk fushën e saj luan shumë mirë. Nuk është e lehtë të fitosh ndaj tyre, edhe pse janë në vend të fundit”, tha Dybala.
Argjentinasi shënoi dy gola me penallti, pasi kishte humbur penalltinë e fundit të ekzekutuar: “Mund të ndodhë që të gabosh, sepse edhe portierët stërviten për t’i pritur penalltitë. Jam i kënaqur për golat sepse nuk kanë qenë ditë të lehta për mua dhe ekipin.”
Në fund, një momentin për ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Real Madrid, ku ai do të jetë i skualifikuar: “Shokët e mi janë futbollistë që nuk dorëzohen kurrë. Unë besoj verbërisht te ata. Do të shkojmë në Madrid për të fituar, ndryshe nuk nisemi fare nga Torino”.