Gzetari Ylli Dylgjeri i cili u pushua nga puna për ca radhë që hodhi në rrjet për një zyrtar të lartë të qeverisë ka goditur sërish me ca vargje vendimin e Ministrit të Jashtëm Cakaj për një “reformë” të thellë në diplomaci
Postimi i Dylgjerit
Këngë për krushqit dipllomat…
Mërzituni pak o krushqo o
Se sot dot merni shkarkimin o
E ka marrë n’dorë Ministri i Ri
Po e prish vrik këtë krushqi!
Ministri i Ri asht pi Kosove
Edhe pak javë do vij okolle
Ministri i ri është djalë sugar
Me Kryeministri po bëjnë garë
Ministri i Ri flet n’Televizion:
Kryeministri asht me vizion
9-të i heq unë, e 10-të hiqi Ti
Dipllomacia sot e ka dhi!
Për ti përcjell ngrefim një odë
Cakja në krye do mbaj një gotë
N’krye të odës do rin edhe kumbara,
Krushqve do ju qesim petlla me arra.