Forca të shumta policie mësohet se kanë zbarkur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit. Dy postoblloqe të armatosur policie janë ngritur në pika të ndryshme në vendin ku u ekzekutua Everest Çaka.
41-vjeçari Çaka u ekzekutua mbrëmjen e 11 majit, në zonën ku banon bashkëshortja e tij. Si pasojë e sulmit me armë, Silvana Çaka mbeti e plagosur në dorë.
Çaka dyshohet të jetë ekzekutuar pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Evropë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në nëntor 2020 në Molebeg.
Kjo është edhe pista kryesore në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes.
Sipas burimeve pranë grupit hetimor urdhrin për ekzekutimin e 41-vjeçarit është dhënë nga jashtë Shqipërisë, shkruan abcneës.al.
Grupi hetimore në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e Elbasanit kanë dhe një pistë të dytë, atë të hakmarrjes për shkak të hasmërive që viktima kishte, pasi 11 vite më parë ju ekzekutua i vëllai në Barcelonë. Vrasje në të cilën kanë qenë autorë të dyshuar Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.
Pas kësaj vrasje katër viktima do të regjistroheshin në Elbasan, të cilët ishin të afërm të dy personave që dyshohet të kishin marrë pjesë në ekzekutimin e të vëllait të Everest Çakës në Barcelonë vite me parë,respektivisht Florenc Alikaj (i vrarë pas të vëllait të tij në Elbasan, Gëzim Alikaj) i njohur me pseudonimin “Lenc Kokëmadhi” si dhe Zenel Mahmutaj një person shumë i rrezikshëm sipas të dhënave policore, i dyshuar për më shume se dhjetë vrasje brenda dhe jashtë vendit dhe sipas informacioneve në rruge operative aktualisht ndodhet ne Brazil.
Viktima Everest Çaka, ka qenë i dyshuar edhe për një ngjarje tjetër të rende, e ndodhur në mars të vitit 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezerit Xhelal dhe Pellumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe një grua e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur për t’i shpëtuar plumbave.
Everest Çaka u vra me 12 plumba nga një armë tip pistoletë me silenciator në një pritë mafioze në lagjen “Skënderbej’ të Elbasanit.