“Dyshja e vjetër e lidhur në luftën kundër SPAK”, Pampuri: Rama-Berisha u bashkuan sërish për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Nënkryetarja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, ka reaguar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke thënë se Edi Rama dhe Sali Berisha u bën sërish bashkë për një marrëveshje që, sipas saj, cenon të drejtat e votuesve të opozitës.

Sipas Pampurit, Berisha ka hedhur poshtë premtimin për t’u mundësuar emigrantëve votimin me dokumentet e vendeve të BE-së dhe SHBA-së. Ajo e konsideron këtë veprim si një dorëzim të pushtetit nga Berisha te Rama, për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta kundër SPAK-ut.

Reagimi i plotë i Orjola Pampurit:

Maskat ranë serish sot për këdo që ende nuk e sheh realitetin. Rama- Berisha u bene sërish bashkë për ndryshime në kodin zgjedhor duke hedhur ne kosh përbetimet e këtij të fundit se do tu mundësonte emigrantëve të votonin me dokumentet e vendeve të BE dhe SHBA.
Pra sipas deklarimeve të Berishës votuesit e opozitës nuk do të kenë mundësi të votojnë në këto zgjedhje.

Sot dyshen e vjetër e bashkon me shumë se asnjëherë lufta kundër SPAK, për hir të së cilës Sali Berisha është gati ti dorëzojë pushtetin në tavolinë Edi Ramës.

Artikulli paraprakPas protestës së Berishës, vjen pazari me Ramën
Artikulli tjetërDo të përfaqësojë Demokratët Euroatlantikë në qarkun Korçë, Marinela Ziu: Krenare të jem pjesë e një ekipi vlerash