Dyshohet për lidhje me Suel Çelën, paraqitet në SPAK drejtori i Ujësjellësit Elbasan, Luan Tabaku

Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, është paraqitur në SPAK paraditen e sotme (16 prill).

Paraqitja në SPAK vjen pas kontrolleve në banesë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Elbasan, pasi dyshohet se Luan Tabaku ka lidhje me bandën e Suel Çelës.

Burime bëjnë me dije se njerëz pranë Suel Çelës kanë përfituar tendera publikë nga shoqëria e Ujësjellësit Elbasan, e cila drejtohet nga Tabaku.

Pas kontrolleve, Luan Tabaku eshte thirrur sot ne SPAK per te dhene sqarime prane prokurorëve dhe agjenteve te BKH.

Artikulli paraprakHetimet për Veliajn, paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule
Artikulli tjetërDosja Veliaj, pas gruas mbërrin në SPAK dhe biznesmeni Elman Abule