Dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm, dhjetëra banorë në Dibër përfundojnë në spital

Në Spitalin Rajonal Dibër, dhjetëra banorë janë paraqitur me simptoma helmimi. Dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm.

 

Megjithatë, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit.

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar”, njofton policia e Dibrës.

Exit mobile version