Presidenti i Komisionit Europian Jean- Claude Juncker gjithnjë merr vëmendjen e medias për shkak të sjelljes së tij në publik.
Këtë herë, ai u detyrua të ndërpriste fjalën gjatë një samiti të rëndësishëm me liderët arab në Egjipt, pasi bashkëshortja e tij Kristine po e telefononte.
Herën e parë, Juncker e mbylli telefonin, kërkoi ndjesë dhe e futi në xhep. Por zilet nuk pushonin dhe pas ziles së tretë, presidenti ndaloi dhe u shpreh:
“Po e ndërpres pak fjalën sepse është duke më rënë celulari. Ndjesë!” Me të mbaruar telefonatën, Juncker u drejtua nga salla duke thënë: “Ishte dyshuesja e përhershme. Gruaja ime. Do të përfundoj konferencën këtu, sepse ajo nuk ndalon”, u shpreh Junker. Padyshim, sjellja e tij shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve.