‘E adresova problemin tek kryeministri’, Andia Ulliri rrëfen bisedën me Ramën për banorët që preken nga Thumanë-Kashar: Më tha të shkoj tek Ministria e Infrastrukturës

Deputetja e opozitës Andia Ulliri foli për mediat pas mbarimit të seancë së sotme plenare ku u miratuan ministrat e rinj dhe kryetarja e re e parlamentit. Ulliri rrëfue dhe bisedën me kryeministrin në seancë plenare ku ngriti para tij shqetësimin e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës pas ndërtimit të aksit Thumanë Kashar.

‘Ne protestojmë në Thumanë Kashar, qeveria nuk ka garantuar hyrje dalje për banorët. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve, 85 mijë banorë të Krujë, Fushë Krujës që nuk kanë hyrje dalje. Kanë protestuar në 2 vite, kam qenë me banorët e Bërxullës. Nuk ka patur përgjigje nga ARRSH pse është bërë devijimi i rrugës. Vendosa të adresoj kryeministrit shqetësimin dhe nuk kishte asnjë përgjigje dhe më referoi tek institucionet që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje jo vetëm mua. Kryeministri mendon se po të më adresoj tek ministria e Infrastrukturës mund të marrim përgjigje për diçka që e kanë detyrim ligjor, që banorët janë në rrugë. Jo vetëm që ka patur reagime nga policia duke i marrë gjatë natës banorët për ti çuar në komisariat. I bëj thirrje policisë të heq dorë nga dhuna. Është penalizimi jo vetëm për banorët e Krujë, Fushë Krujës por edhe për gjithë banorët e veriut. Si mundem unë një banore Niklës të hyj në Thumanë Kashar.’

Exit mobile version