E ardhmja e Brojës në dorë të miliarderëve amerikanë, Evertoni gjen pronarë te… Roma

E ardhmja e Armando Brojës do të vendoset në fund të këtij sezoni, ku ai është dhënë huazim nga radhët e Çelsit te Evertoni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ka bërë ende debutimin e tij, i ndalur nga një dëmtim në këtë pjesë të parë të sezonit.

 

Por gjatë vitit ai duhet të tregojë se meriton një kontratë nga klubi i Premier Ligës e cila ka opsion blerjen e tij në fund të këtij edicioni nga Çelsi. Evertoni në fakt ka qenë në vështirësi të mëdha financiare në vitet e fundit është dënuar me penalitete nga Premier Liga, përfshirë edhe heqjen e pikëve.

Këtyre telasheve duket se do u bijë fundi këtë vit, pasi familja Fridkin, e cila ka në pronësi edhe klubin e Romës në Serinë A, ka bërë hapa konkretë për blerjen e Evertonit. Mediat ndërkombëtare raportojnë se palët po gjejnë akordin dhe shumë shpejt klubi anglez do të bëhet pronë e familjes Fridkin, që bëhet kësisoj një grup i rëndësishëm në futbollin europian.

Në këtë mënyrë, edhe e ardhmja e Brojës do të jetë në duart e miliarderëve amerikanë dhe do të jenë ata të cilët do të vendosin në fund të sezonit nëse do t’ia vlejë të bëjnë një shpenzim të rëndësishëm ekonomik për të blerë kartoni e tij nga Çelsi apo jo.

Artikulli paraprak“Një tjetër rritje mbi taksën e pronës”/ Taulanda Jupi: Qeveria varfëron familjet shqiptare
Artikulli tjetërJa cila është koha më e mirë për të ngrënë darkë! Nëse hani pas kësaj ore, rrisni shanset e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare