E ardhmja e Karlo Ançelotit në dyshim

E ardhmja e Karlo Ançelotit në dyshim. Drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë mesa duket janë të pakënaqur nga forma jo e mirë që po tregon skuadra. Humbja e fundit ndaj Hoffenheim ka rritur disi notat kritike. Pavarësisht se me lojë bavarezët bindën, mungesa e rezultatit pozitiv konsiderohet si diçka e patolerueshme. Të gjithë këto faktorë kanë bërë që në drejtim të teknikut italian kanë lindur pikëpyetje për të ardhmen e tij. Gjithashtu dhe debatet mes Ançelotit dhe sulmuesit Thomas Muller kanë krijuar një ambient jo të qetë në radhët e bavarezëve.
Mediat gjermane raportojnë se me shumë mundësi Karlo Ançeloti do të vazhdojë të jetë numri një i stolit të Bayernit deri në fund të sezonit edhe pse nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në mes të kampionatit, gjithmonë nëse skuadra nuk bind me lojë edhe rezultate në Bundesligë dhe Champions League. Kandidati më potencial për të zënë vendin e 58-vjeçarit është ai i trajnerit të Hoffenheim, Julien Nagelsmann.

Artikulli paraprakOlimpiadat 2024 dhe 2028
Artikulli tjetërRikthimi i Ronaldos