Mateo Kovaçiç në udhëkryq. E ardhmja e mesfushorit kroat te Realit të Madridit është në pikëpyetje të madhe. Trajneri Zinedine Zidane e pëlqen së tepërmi lojtarin për faktin se Kovaçiç mund të përshtatet në çdo rol të mesfushës, pasi është një lojtar polivalent. Por me afrimin në skuadër të Dani Ceballos, i cili konsiderohet si zëvendësuesi natyral i Luka Modriç dhe Marcos Llorente, i cili ka një rol të ngjashëm me Casemiron, Kovaçiç mund të ketë akoma më pak hapësira te Los Blancos. Për kroatin kanë shfaqur interes Paris Saint Germain dhe Tottenham Hotspur.