E ardhmja e Ramadanit në pikëpëpyetje, flet drejtori teknik i Leçes

Trajneri i Leçes Marko Xhampaolo ka nxjerrë jashtë planeve Ylber Ramadanin. 57-vjeçari që u ul në stol në nëntor nuk e preferon si titullar, ndërsa opsion është parë dhe largimi te Leçe.

 

Drejtori teknik i Leçes, Pantaleo Korvinjo, nuk e shikon si opsion largimin e Ramadanit. Për mesfushorin shqiptar tregon se është titullar.

“Ramadani është titullar si Kulibali, Kaba, Pieret etj. Janë lojtarë që e kanë dëshmuar veten. Pieret do të jetë një nga mesfushorët më të fortë në kampionatin tonë, gjithmonë e kemi mbrojtur atë dhe Kulibali”, u shpreh drejtori teknik i Leçes i pyetur për largimet.

Ramadani e ka sezonin e dytë te Leçe. 28-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Artikulli paraprakMinistri i Jashtëm i Francës: BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e saj
Artikulli tjetërBie numri i lindjeve në Elbasan, gjinekologu: Shkak emigracioni dhe varfëria