E bëri përsëri, kësaj radhe Ramën…

“SYRI.NET”

Edi Rama ka 15 vjet që e ka ndërtur karrierën e tij politike duke mbajtur lidhje të forta me kontigjentin më të rrezikshëm kriminal që ka njohur Shqipëria nga viti 2000 e këtej.
Prej 15 vjetësh, pikërisht ai, ish-profesori i pikturës në Akademinë e Arteve, bashkëautori i librit më kontrovers të mendimit të lirë shqiptar Refleksionet, ish-publicisti i sprovuar i viteve 90’ e kështu me radhë që ditën që vuri këmbë në politikë, nuk ka ndalur kurrë së ndari tavolinën me këdo që të vetmen herë kur ka shkruar diçka në letrër, ka qenë ajo kur ka firmosur për dënimin prej krimit të radhës. Ai që në fillim të viteve ‘90 darkonte me juristin (Ngjelën) dhe fliste për filozofinë, nga viti 2000 e këtej zgjodhi të ushqehej në të njëjtin çanak me kriminelin. Ai që dikur e pinte kafen e promovuesin e parë të muzikës rock në Shqipëri (Dan Klosin), nga viti 2000 e këtej hargaliset vetëm nën shoqërinë e ithtarëve të tallavasë.
Por fakt është që raporti me krimin, ku krimi është përdorur nga Edi Rama për të fituar pushtet, dhe pushteti është përdorur nga Edi Rama për të mbrojtur krimin, është kjo skema që ka funksionuar si orë zvicerane deri më sot. Pikërisht deri më sot, kur duket se skema është prishur. Fija këputet atje ku është më e hollë thonë dhe kjo i ka ndodhur edhe Edi Ramës sot. Elvis Rroshi, përdhunuesi (i konfirmuar me vendim gjykate në Itali), shpërndarësi i drogës (i konfirmuar me dokumente në Gjermani e Zvicër), njeriu që pasi u mbajt me forcë nga Edi Rama në postin e kryebashkiakut të Kavajës dhe dha dorëheqjen po me urdhër të tij, sot ka vendosur të rebelohet.
Elvis Rroshi, i cili kurrë nuk ka ndaluar së menduari dhe vepruari vetëm në bazë të instiktit që dikur e bëri kriminel, në mungesë të arsyes që nuk mund ta kishte bërë kurrë kryebashkiak sot është rebeluar ndaj urdhërit të Edi Ramës. Elvis Rroshi, i cili vetë pranoi se është përdhunues me kartelë dhe dha dorëheqjen, sot ka vendosur që nuk është më i tillë dhe nuk do të ikë. Ha ha ha ha…, kjo po që është mjerane, kjo po që është skandaloze, kjo po që është festë për kokën e Edi Ramës, ky po që është një poshtërim për të gjithë shqiptarët. Sot, po që Edi Rama dhe shqiptarët kanë një problem serioz. Dita e sotme shënon rebelimin jo dhe aq të papritur të krimit që Edi Rama veshi me pushtet.
Sot me të njëjtën logjikë, Shukri Xhelili mund të thotë “më lumtë p… që përdora zyrën e shtetit për epshet e mia, unë do kthehem prap aty”, sot Arben Noka mund të thotë “bravo më qoftë që kam trafikuar vajza shqiptare se unë prap do të bëhem deputet”, sot Koço Kokëdhima thotë që “unë do të marrë tendera publikë sa të dua unë dhe në 2017-ën prap do të më keni deputet” e kështu me radhë. Përtej humorit të zi që po prodhon mizanskena e një përdhunuesi me vendim gjykate që Edi Rama e zgjodhi dhe e mbrojti me mish e me shpirt në krye të Bashkisë së Kavajës, sot shqiptarët kanë një takim të parakohshëm me të ardhmen e tyre.
Sot shqiptarët janë të sfiduar nga Konispoli në Vermosh nga një njeri shtatshkurtër në Kavajë, i cili ka dalë jashtë kontrolli atij që ia nguli kavajasve atë si kryebashkiak këtu e 5 vjet më parë. Themi shqiptarët, sepse Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë gjë për ta parandaluar rikthimin e përdhunuesit të Kavajës në detyrë. Për këtë keni garancinë e Bujar Nishanit, Presidentit të Republikës, i cili prej ditës së hënë ishte në pritje të shkresës së Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, letër e cila nuk i erdhi kurrë!…
Deri sa sot, Roshi vendosi të “përdhunojë” jo më në grup, por i vetëm, jo në Itali, por në Shqipëri, jo si Ervin, por si Elvis, jo një femër, por Edi Ramën. Bash promovuesin e tij.

Artikulli paraprakKryediplomati injorant!
Artikulli tjetërAnatomia e gabuar e këtij shteti