Java e fundit e majit po kalon në heshtje, ashtu si shumë të tjera këtë sezon për Milanin.
Në ambientet rreth klubit kuqezi, mbizotëron ndjesia se po përgatitet një tjetër “revolucion”, por një prej atyre që ndryshojnë më pak sesa duhet. Çështja e parë është kush do të jetë pasuesi i Serxho Konseisaos. Gazetari i njohur Alessandro Jacobone shkruan në profilin e tij “X” se tashmë është një kandidat për pankinën kuqezi. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares, Roberto Mançini ku Italia fitoi edhe Europianin në 2020-ën. Ky emër është propozuar nga agjenti i njohur me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Fali Ramadani.
Rikujtojmë që Fali Ramadani është bashkëthemelues dhe drejtor i agjencisë LIAN Sports Group, e cila është ndër më të mëdhatë në botën e futbollit. Kjo agjenci përfaqëson një sërë lojtarësh të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Kalidou Kulibali, Miralem Pjaniç, Leroi Sane, Romelu Lukaku dhe së fundmi portierin e Mançester Junajtid. Andre Onana.