E bujshme nga Anglia, në skenë për Armando Brojën del edhe… Bajerni i Mynihut

Armando Broja duket se nuk është më në planet e Mauricio Poçetinos, me Çelsin që tashmë është i gatshëm ta shesë sulmuesin shqiptar dhe është në pritje të ofertave.

Interes të lartë për 22-vjeçarin kuqezi ka nga Premier Liga, me Uest Hemin që është në “pole-position”, por dhe Fulhem e Ullvërhempton që kanë shfaqur interesin e tyre për të.

Gjithsesi, “Mirror” ka zbuluar një lajm të bujshëm së fundmi, duke theksuar se në pistën e Brojës është lakuar dhe emri i Bajernit të Mynihut.

Bavarezët duket se janë në kërkim të një sulmuesi që të shihet si zëvendësuesi i Herri Kejn dhe duket se 22-vjeçari shqiptar shihet si një opsion i duhur për ta bërë këtë gjë.

Artikulli paraprakTensionet në Kuvend/ “Deputetët të kontribuojnë për proces të qetë parlamentar”, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore
Artikulli tjetërReforma në drejtësi po jep efekte edhe në interesin e SHBA-ve për të rritur investimet në vend!