E bujshme/ Trukohet “Champions League”, drejtori i Crvena Zvezda bast 5 milionë euro

Nuk kanë të sosur problemet për kampionët e Francës, PSG! Pas problemeve që kishte me blerjet e shtrenjta, tashmë është në hetim për trukim ndeshjesh.
Mediet ndërkombëtare raportojnë se UEFA ka lëshuar një alarm drejt PSG, pasi dyshohet se mund të jetë pjesë e trukimit në sfidën me skuadrën serbe të Crvena Zvezdas, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.425465 TS 12 10 18 2680530221
Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda, ka kërkuar të vërë bast për humbjen e skuadrës serbe me 5 gola diferencë, por ajo që ka shtuar dyshimet është se PSG arriti të fitojë në shifrat 6-1.
Po sipas kësaj mediaje, thuhet se drejtori i Crvena Zvezdas ka luajtur rreth 5 milionë euro për këtë takim, ndërsa nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, por do të ishte shumë e lehtë për t’u verifikuar, nga hyrjedaljet e parave të drejtorit.
Neymar realizoi një tregolësh për parisienët në takimin e luajtur në “Parkun e Princave”, teksa Edinson Cavani, Di Maria dhe Kylian Mbappe realizuan të tjerët. Goli i vetëm i Crvenas u shënua nga Marko Marin.
Në të shkuarën ka pasur dyshime edhe për një fitore mjaft të thellë të Lyon ndaj Dinamo Zagrebit, ndërsa klubi i fundit i dënuar nga UEFA është Skënderbeu. Nëse UEFA hap një çështje në ngarkim të Crvena Zvezda, mund të kemi një tjetër dënim shumëvjeçar dhe do të ishte një njollë për futbollin serb, por edhe për Champions League.

PSG kërcënon akuzuesit
Njëlloj sikurse klubi serb, Ylli i Kuq i Beogradit, edhe kampionët në fuqi dhe kryesuesit aktual të kampionatit francez, PSG, kanë reaguar zyrtarisht ndaj akuzave dhe aludimeve për trukim të rezultatit të ndeshjes në përballjes mes dy skuadrave, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League, e përfunduar me fitoren e thellë të francezëve në shifrat 6-1. “Është me çudinë më të madhe që Paris Saint-Germain zbulon këtë të premte artikullin në rrjet, që hedh dyshimet mbi trupimin e ndeshjes së Champions League, të zhvilluar më 3 tetor, me akuza ndaj Yllit të Kuq të Beogradit, për baste nga Serbia”, citon komunikata për shtyp e PSG.
“Klubi mohon kategorikisht çdo përfshirje të formës direkte apo indirekte në lidhje me këto dyshime dhe gjithashtu specifikon se në asnjë moment nuk ka qenë Paris Saint-Germain i dyshuar apo hetuar nga Zyra Kombëtare e Financës, që është autoriteti përgjegjës për hetimin. Paris Saint-Germain mbetet në dispozicion të plotë të hetuesve dhe nuk do të tolerojë as edhe dëmtimin më të vogël të reputacionit apo të drejtuesve. Në lidhje me këtë, klubi ka të drejtën që të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo kujt që dëmton klubin ose zyrtarët e tij. Klubi rikonfirmon angazhimin e plotë ndaj principeve thelbësore të sportit që është dhe do të jetë gjithmonë integriteti i konkurrimit”, përfundon komunikata.

Ylli i Kuq i Beogradit mohon akuzat për trukim
Klubi serb i Yllit të Kuq të Beogradit ka reaguar përmes një komunikate për mediat, për të mohuar dhe hedhur poshtë akuzat e ngritura për trukim të rezultatit të ndeshjes së humbur në transfertë ndaj Paris Saint-Germain, me rezultatin e thellë 6-1, e vlefshme për takimin e dytë të fazës së grupeve në UEFA Champions League.
Komunikata e klubit është publikuar nga e përditshmja “Novosti”, me qëllim mohimin përmes një qëndrimi zyrtar dhe unanim të klubit.
“Ylli i Kuq i Beogradit, që ndjehet i mërzitur dhe keqkuptuar, mohon dhe hedh poshtë gjtihçka të shkruar nga media franceze ‘’L’Equipe, në lidhje me rezultatin e ndeshjes kundër Paris Saint-Germain dhe përfshirjen e ndonjë anëtari të klubit në veprime të parregullta.
Ylli i Kuq insiston që UEFA dhe autoritetet investigative në Serbi dhe Francë të hetojnë dyshimet dhe në përfundim të publikojnë të vërtetën. Teknologjitë aktuale dhe mekanizma të tjerë të ndryshëm kanë bërë shumë progres, duke bërë që të jetë gati e pamundur që çdo shkelje eventuale të mbetet e pazbuluar.
Ylli i Kuq pretendon të vërtetën mbi këtë çështje, duke shpresuar që të realizohet sa më parë, në mënyrë që të shuhet çdo hije dyshimi mbi klubin dhe anëtarët e tij të”, citon komunikata.

Exit mobile version