“E çuditshme të largosh një titullar”/ Dzeko i hedh ‘kunja’ Interit, nuk kursehet as për Lukakun: Edhe ai kishte shanse në finale…

Edin Dzeko ka lënë gjurmë në çdo klub për të cilin ka luajtur. Tani te Fenerbahce me Mourinhon, boshnjaku ka veshur fanellat e Wolfsburgut, Manchester Cityt, Romës dhe më pas Interit.

Me zikaltrit ai gjithashtu iu afrua realizimit të ëndrrës së tij të madhe, fitimit të Ligës së Kampionëve. Dhe keqardhja për finalen e humbur ndaj qytetarëve të Guardiolës është ende e madhe.

“Në Instagram shfaqet herë pas here fitorja e Cityt, e heq menjëherë, nuk e shikoj dot. Duke e përjetuar nga brenda, kisha një ndjenjë të fortë se mund ta kishim arritur dhe kjo është ajo që më lë me një ndjenjë hidhërimi”.

Ai gjithashtu u kthye dhe te zgjedhja e Inzaghit për ta startuar atë si titullar në vend të Lukakut, që sipas shumicës, bëri që belgu të refuzonte rikthimin te zikaltrit.

“Sigurisht, në fund Lukaku ishte i zhgënjyer që të mos startojë, kjo është normale. Por mendojeni dhe bëni diferencën, nëse mundeni. Edhe ai kishte 30 minuta në dispozicion, hyri kur ndeshja ishte 0-0 dhe më pas…”.

Interi i tha jo rinovimit të Dzekos pikërisht sepse ishin të bindur se mund të fokusoheshin ende te belgu përpara kthesës.

Boshnjaku u ndal te kjo pjesë duke thënë: “Më dukej si një vendim i çuditshëm, sepse një lojtar që ishte titullar në të gjitha ndeshjet e rëndësishme, duke përfshirë edhe finalen e Champions League… Më dukej shumë e çuditshme për mua, epo, me kalimin e kohës e kuptova dhe e respektova, edhe pse te Inter më trajtuan shumë mirë”.

Sa i përket Simone Inzaghit, Dzeko nuk i kurseu elozhet: “Çdo vit ai fiton diçka… E dini çfarë? Ai arrin të përfshijë të gjithë në projektin e tij, edhe ata që nuk janë fillestarë. Nuk është e lehtë, sidomos në dhomat e zhveshjes”.

Artikulli paraprakRoli i tiroides në rënien e flokëve dhe trajtimet natyrale që ju ndihmojnë
Artikulli tjetërRruga drejt pushtetit/ Si mbërrihet në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë ndodh nëse Trump dhe Harris dalin barazim në votat e Kolegjit Elektoral?