E dhimbshme! Gjendet i pajetë nën rrënoja 7-vjeçari në Thumanë

Mëngjesin e sotëm u ndërprenë kërkimet në Thumanë, pasi nuk ka më informacion që trupa të tjerë të kenë mbetur nën rrënoja.

Rolejt Vata, 7-vjeçar, doli shëndoshë e mirë nga pallati, falë nënës së tij. Ajo e la djalin poshtë ndërtesës dhe u ringjit sipër për të ndihmuar pjesëtarët e tjerë të familjes. Nëna e Rolejtit dhe vëllai i tij janë gjallë, ndërsa trupi i të voglit u gjet nën rrënoja sot, pak pas mesnate.

Në 00:30, ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat tre trupa të pajetë: një grua të moshuar, një vajzë dhe një djalë 7 vjeçar që u identifikua si Rolejt Vata. Rolejti u gjet në krahët e një vajze gjithashtu të pajetë, e cila s’është identifikuar ende.

785 0 5ddf8d8a9b1d6

Artikulli paraprakBritma, lot e hidhërim! Çfarë po ndodh në Durrës…
Artikulli tjetërRama kërcënon mediat pse raportojnë dëmet nga tërmeti: Do të ndërhyj forcërisht për t’i mbyllur…