E dhimbshme, minatori gjendet i pajetë në galeri

Pas 5 ditësh kërkimesh në një nga galeritë private të kromit në Bulqizë minaori Muharrem Plaku gjendet i pajetë në galeri. Trupi i tij është dërguar pranë familjarëve të tij për të kryer ceremoninë mortore.

Trupi i pajetë i Muharrem Plakut u gjet mbrëmjen e një nate më parë dhe më pas u dërgua në morgun e spitalit Bulqizë për të kryer autopsinë.

Ndërkohë burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe të përsëritur të ndodhur në vendin tonë.

Minatori Muharrem Plaku, i cili prej 8 vitesh punonte në minierë, mbeti i bllokuar mëngjesin e së mërkurës ndërsa po punonte.

Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi Plakun brenda.

Artikulli paraprakBogdani: Të gjithë bashkë t’i rikthejmë identitetin Tiranës dhe dinjitetin Shqipërisë!
Artikulli tjetërAksident në Tiranë, makina përplas për vdekje një grua