E diela pushim/ Java e 20-të e Superiores luhet në dy ditë, mësoni axhendën e plotë

Superiorja mbylli siparin e javës së 19-të me duelin Vllaznia-Kukësi, teksa do të rikthehet të premten e 19 janarit ku janë të planifikuar të luhen 2 duelet e vlefshme për javën e 20-të.

Në orën 13:30, në “Kukës Arena” verilindorët do të presin kryesuesit e Egnatias në një duel që pritet të jetë tepër i luftuar, ndërkohë po ditën e premte në orën 17:00, në “Niko Dovana”, durrsakët e Edi Martinit do të masin forcën me bardheblutë e Tiranës. Të dy skuadrat janë të etura për pikë dhe do të kërkojnë të marrin maksimumin nga ky takim.  

Java e 20-të do të mbyllet ditën e shtunë me 3 duele interesante. Në orën 13:30 në stadiumin e Rrogozhinës, Erzeni pret Vllazninë, ndërkohë që në orën 17:00 dotë luhen paralelisht dy sfida. Partizani pret në “Arenën e Demave”, Laçin e Mirel Josës, teksa në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo do të masin forcën në temperatura të ulta.  

AXHENDA E JAVËS SË 20-TË: 

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fe diela pushim java e 20 te e superiores luhet ne dy dite mesoni axhenden e plote%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

E PREMTE – 19 JANAR: 

KUKËSI-EGNATIA ORA 13:30 

TEUTA-TIRANA ORA 17:00 

E SHTUNË – 20 JANAR: 

ERZENI-VLLAZNIA ORA 13:30 

PARTIZANI-LAÇI ORA 17:00 

SKËNDERBEU-DINAMO SITI ORA 17:00 

Artikulli paraprakMbrojnë shëndetin mendor, fizik dhe emocional! Ja ushqimet që kontribuojnë në jetëgjatësinë tuaj
Artikulli tjetërShqipëria, më e lira? Çmimet, të ulëta për të huajt, por të larta për shqiptarët