Bashkimi Demokrat Kroat (HDZ) konservator i kryeministrit, Andrej Plenkoviç fitoi zgjedhjet parlamentare, sipas sondazheve, që theksojnë lehtësinë e habitshme të kësaj fitoreje, çka është rezultati më i mirë që pas pavarësisë nga Ish Jugosllavia.
Sipas parashikimeve, HDZ do të ketë 61 nga 151 vendet dhe rivalët e tyre kryesorë, koalicioni i udhëhequr nga social-demokratët (SDP) vetëm 44.
HDZ qeverisëse gjithashtu pritet të fitojë tre vendet e rezervuara për votuesit që jetojnë jashtë vendit.
Lëvizja ”Atdheu” e ekstremit të djathtë, e cila është një aleate natyrore e HDZ, mund të marrë 16 vende.
Të dy partitë mund ta kontrollojnë të vetme këtë legjislaturë.
Dy parti më të vogla, Mozhemo dhe MOST pritet të kenë tetë vende secila.