Janë sekuestruar 300 kg marijuanë në kufirin greko shqiptar.
Mediat e huaja shkruajnë, se operacioni i policisë është zhvilluar në Igumenicë. Dogra është gjetur mes shkurreve në një zonë që lidhet edhe me tokë edhe me det me Shqipërinë.
Janë sekuestruar 8 çanta që përmbanin 35 pako me drogë. Operacioni i policisë është duke vijuar, ndërsa nuk dihet ende se cilët fshihen pas kësaj sasie të madhe droge.