E gjithë policia e shtetit, forcat speciale dhe Garda për të ruajtur Ramën nga qytetarët…

Përplasje të shumta ka pasur midis policisë dhe protestuesve në Korçë, ndërkohë që këta të fundit i kanë bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit.

Po ashtu mësohet se gjatë takimit të sotëm, gjithë policia e shtetit dhe forcat speciale dhe Garda e Republikës kanë zbarkuar në qytetin jug-lindor për të mbrojtur kryeministrin nga qytetarët.

Pavarësisht se ndodhen përballë masave të rrepta të sigurisë, protestuesit nuk kanë pranuar të largohen nga protesta, duke u shprehur se do ta presin kryeministrin deri në kthim pas takimit të tij.

Nuk dihet nëse një situatë e tillë e tensionuar do të shpërthej në incidente, por kujtojmë se mëherët sipas raportimeve përveç devijimit të rrugës jo e gjithë eskorta e kryeministrit kaloj në nacionalen Korçë-Bilisht, dhe se nuk dihet ende nëse Rama ndodhej apo jo në makinë.

Banorët e Bilishtit kanë bërë që kryeministri Rama dhe eskorta e tij tia mbathë me të shpejtë nga zona e tyre. Aq i traumatizuar ka qenë Rama nga pritja e devollinjve sa kjo është konstatuar edhe në portretin e tij gjatë fjalimit të shkurtër që mbajti në një fidanishte në këtë zonë.

Duke publikuar edhe njëherë videon e pritjes së Devolli i bëri Ramës, ish-kryeministri Berisha shkruan:

“Kryengritesit guximtar te Bilishtit i bllokojne rrugen monstres se pluralizmit. Nderim devollinjve te pamposhtur per aktin e tyre guximtar! Rama ik! Fitore! sb”

3 16

Exit mobile version