E hënë e zezë për bregdetin shqiptar/ Dy të moshuar pësojnë atak në zemër në Durrës dhe Velipojë

Një 73-vjeçar ka humbur jetën sot në plazhin e Durrësit.

Policia njofton se i moshuari ka pësuar infarkt në momentin që ka rënë në kontakt me ujin.

“Rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi M. D., 73 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes”, njofton policia e Durrësit.

Gjithashtu një pushues i moshuar ka humbur jetën sot në Velipojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00. Dyshohet se shtetasi kosovar me inicialet M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia ka nisur hetimet e mëtejshme për ngjarjet.

Exit mobile version