“E hodhëm, e hodhëm, e hodhëm qelbësirën”!

Nga Tritan SHEHU

“E hodhem, e hodhem, e hodhem qelbesiren”!

Kjo thirrje e dalë nga gjokset e zemrat e Tiranës mbarë, buçiti 30 vite më parë, rreth orës 14:15 në sheshin “Skënderbej” për të kaluar kufijtë e kryeqytetit e shpërndarë kudo në mbarë vendin, në mbarë Europën e botën.

Ishte ajo një ditë e pakrahasueshme për nga mesazhet, emocionet që transmetonte jo vetëm tek të gjithë ne që e përjetuam në atë shesh atë ngjarje të madhe, që simbolizoi përmbysjen historike në vendin tonë, por dhe shumë më larg, duke përçuar shpresë për liri, demokraci e Perëndim tek të gjithë shqiptarët.

Ky ishte akti simbol i rënies së një prej diktaturave më të egra të shekullit XX.

Ishte ky një akt madhor i paraprirë nga ngjarjet në Shkodër, Kavajë, Tiranë etj, nga ai dhjetor pak muaj më parë, nga ajo grevë me ato ditë që kaluam së bashku, studentë e pedagogë në atë kinoteatër të mbushur plot njerëz, entuziazëm e vendosmëri.

Por historia nuk ka përfunduar. Një fat të ngjashëm do të shënojë tashmë dhe fundi i autokracive, i autokratëve, i atyre që duan të na largojnë nga rruga që personifikoi ai 20 Shkurt 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga europiane e perëndimore, e vetmja kjo për ekzistencën tonë si njerëz të lirë dhe si komb me dinjitet e identitet.

Ky 25 prill është pikërisht në këtë vit të 30-të të asaj ngjarjeje madhore.

Exit mobile version